Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin pas publikimit të videos duke gjuajtur me armë

Një video duke gjuajtur me armë në ajër ishte arsyeja e arrestimit të një personi në fshatin Deiq të Klinës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, i cili në oborrin e shtëpisë së tij kishte gjuajtur në ajër me armë dhe atë skenë e kishte incizuar me video të cilën e kishte postuar në rrjete sociale.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e cila dyshohet të ishte përdorur nga i dyshuari.

Po ashtu, në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja me fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.