Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Policia Arreston Hajnin, Blerësin dhe Pronarin e Pistoletës

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një i dyshuar,  gjatë intervistimit ka pranuar se më 4 shkurt të këtij viti kishte vjedhur një pistoletë në shtëpinë e një të dyshuari tjetër.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në raport thuhet se edhe pse arma i është vjedhur të dyshuarit tjetër, ky i fundit nuk e kishte raportuar rastin në polici.

I dyshuari i parë, armën e vjedhur ia kishte shitur një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit të tre personat e involvuar në rast janë arrestuar.

I dyshuari që ka vjedhur armën është dërguar në mbajtje ndërsa, dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.