Ilustrim

Podujevë- Sulmojnë policinë, një i dyshuar arrestohet dy të tjerë në arrati

Tre persona dyshohet se kanë sulmuar disa zyrtarë policorë në fshatin Brecë të Komunës së Podujevës.

Policia ka raportuar se nga të dyshuarit njëri është arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në arrati.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Në lidhje me rastin  është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.