Kombëtarja shqiptare - Foto: Facebook

Pëson Disfatë edhe Shqipëria

Kombëtarja kuqezi ka pësuar disfatën e parë në garat e Grupit G. Ndonëse pati paraqitje të mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat të bardhë, Shqipëria u ndëshkua në pjesën e dytë, kur kombëtarja mysafire – Spanja shënoi dy herë.

Golat për Spanjën i shënuan Diego Costa në minutën ’55 pas një gabimi të portierit Etrit Berisha, dhe Nolito në minutën ’63.

Përveç Shqipërisë dhe Spanjës në Grupin G garojnë edhe Italia, Izraeli, Lihtenshtajni dhe Maqedonia.

Pas lojëve të sontme, në krye të tabelës ka dalë Spanja me 7 pikë, pastaj vjen Italia me po aq pikë, dhe e treta është Shqipëria me 6 pikë.

Shqipëria ka mposhtur Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin, ndërsa lojën e ardhshme e ka me Izraelin më 12 nëntor.

http://kallxo.com/shqiperia-e-para-ne-grupin-g/