Fehmi Musa

Përsëri shtyhet seanca për terrorizëm ndaj Fehmi Musës

Në Gjykatën Themelore sot ishte paraparë të mbahet seanca ndaj Fehmi Musës i akuzuar për veprën penale që lidhet me terrorizëm në rastin “Badovci”, por në mungesë të prokurores u shtye seanca.

Për të dytën herë shtyhet gjykimi ndaj Musës, për arsye se mungon prokurorja Drita Hajdari.

Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Selimaj tha se prokurorja na ka lajmëruar se  gjendet në një trajnim.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 22 shkurt.

Gjykata Supreme  për herë të dytë e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Badovci”, por për dallim prej herës së parë, këtë herë Supremja ka vendosur vetëm për njërin nga të akuzuarit.

Fehmi Musa ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore dhe më pas i ishte vërtetuar ky dënim nga Gjykata e Apelit, mirëpo Supremja e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Musa ishte dënuar për veprën penale të ndihmës në shtytje në kryerjen e veprave terroriste Tre të akuzuarit tjerë Milazim Haxhiaj, Gazmend Haliti dhe Enis Latifi në korrik të vitit të kaluar u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg, ndërsa Besnik Latifi u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg.

 

https://kallxo.com/mungon-prokurori-dhe-mbrojtesi-deshton-seanca-per-terrorizem-ndaj-fehmi-muses/