Sulmohet Shtëpia e Kryetarit të Leposaviqit

Një granatë dore është hedhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë në veri.

“Në mëngjesin e sotëm hetuesit policorë kanë konstatuar se një granatë dore dyshohet se është hedhur në shtëpinë e Dragan Jabllanoviqit. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz,” tha Hoti.

Sulmi ka ndodhur në Soçanicë të Leposaviqit ku kryetari Jabllanoviq ka shtëpinë.

Sipas Hotit, është dëmtuar një veturë dhe fasada e shtëpisë.

Edhe të shtunën në Zubin-Potok është sulmuar shtëpia e një polici të Kosovës.