Sindikatat e Industrisë Formojnë Federatë të Përbashkët

Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK) dhe Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës, (SPMK) sot zyrtarizuan krijimin e Federatës së Përbashkët të Industrisë së Kosovës, “IndustriAll”.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Izet Mustafa tregoi se po synojnë që kësaj federate t’i bashkohen edhe sindikata të sektorëve të tjerë siç është Sharrcemi dhe Iberlepenci.

Edhe ne si Kosovë do ta formojmë federatën e sektorit të industrisë, me qëllim integrimin, fuqizimin edhe avancimin e të drejtave në sektor të energjisë në nivel vendi”, tha Mustafa.

Formimi i kësaj sindikate ka gjetur mbështetjen e Komisionit Evropian, përkatësisht nga projekti “Përkrahje për Partneritet Social”.

Ndryshe, kongresi themelues i federatës së IndustriAll Kosova pritet të mbahet më 12 shtator, në Prishtinë.