Një i Vdekur nga Tornado në Amerikë

Stuhitë e erës kanë shkaktuar tornado të fuqishme të cilat prekën veriun e Ilinois gjatë natës të së enjtes, duke lënë një person të vdekur dhe shtatë të lënduar, raporton AP.

Zyrtarë të emergjencave kanë konfirmuar se çdo shtëpi në vendbanimin e vogël prej rreth 200 banorësh, Fairdale, është prekur nga torando, ndërsa 15-20 prej tyre janë shkatërruar tërësisht.

Autoritetet kanë thënë se janë pothuaj të sigurt se nuk ka viktima nën rrënojat e shtëpive, por thanë se do të punojnë gjatë të premtes për ta numëruar çdo banor, përfshirë edhe ata që mund ta kenë braktisur fshatin para stuhisë.