Dy nga të Arrestuarit e Badovcit, Pjesë e Grupit të 40 të Arrestuarve

Besnik Latifi dhe Gazmed Haliti ishin në mesin e pesë të arrestuarve nën dyshimin për përgatitje të veprave terroriste por, për Latifin e Halitin, kjo nuk është hera e parë që ata po dyshohen për kryerjen e veprave të kësaj natyre.

Besnik Latifi dhe Gazmend Halitit kishin qenë të arrestuar së bashku me grupin e 40 të dyshuarve të tjerë, të arrestuar në gushtin e vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, Besnik Latifi kishte qenë pjesëmarrës në konfliktin e Sirisë dy herë dhe atë në mes të periudhave kohore, 16 shkurt 2013 – 22 prill 2013 dhe 30 tetor 2013 – 16 prill 2014. Latifi nga shkaku i këtyre vizitave ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me 11 gusht 2014.

Edhe i akuzuari tjetër Gazmend Halit, sipas Prokurorisë kishte qenë pjesë e konfliktit në Siri, prej nga është kthyer në Kosovë në muajin maj 2014. Edhe Haliti ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në aksionin e muajt gusht të vitit të kaluar.

Ndaj Halitit ishte caktuar masa e paraburgimit, por pasi që mbrojtja e tij kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit i kishte liruar nga paraburgimi më datë 26 gusht të vitit të kaluar.

Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se nga shkresat e lëndës nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete e cila arsyeton dyshimin e bazuar se me gjetjen e të pandehurve në liri do të mund të ikin apo të arratisen, të ndikojnë në bashkëkryersit e tjerë apo në dëshmitarë”, thotë Apeli.

Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Enis Latifii, Milazim Haxhia dhe Fehmi Musa, ishin arrestuar në mesnatën e 11 korrikut, në afërsi të liqenit të Badovcit, nën dyshimin se ishin duke përgatitur ndonjë akt terrorist tek diga e liqenit”, thuhej në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë së Prokurorisë.

Ata kishin dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë të dielën e kaluar, ndërsa të hënën ndaj tyre ishe shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sot, avokatët mbrojtës të tyre, kanë paraqitur përsëri në Gjykatën e Apelit, vendimin e tyre ndaj këtij vendimi.