Përgatitjet e Ceremonisë së Inaugurimit në Fotografi

Të gjitha bizneset në rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rexhep Luci” nesër që nga mëngjesi e deri në përfundim të ceremonisë së inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi nuk do të lejohen të punojnë.

Po ashtu, nuk do t’u lejohet të punojnë as bizneset që gjenden në zonën ndërmjet rrugës ku është kinemaja “ABC” e deri te Kuvendi i Kosovës.

Policia e Kosovës është duke i lajmëruar pët këtë gjë të gjitha lokalet që gjenden në këtë zonë.

KALLXO.com ju sjell fotografitë nga përgatitjet e fundit të hapësirës ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës.

1 2 3 4 5 6 7