Sistemi i ndriçimit në Prishtinë | Foto: Komuna e Prishtinës

Përfundon Projekti për Ndriçimin Publik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar projekti për zgjerimin dhe modernizimin e ndriçimit publik.

Në njoftimin e komunës thuhet se nga ky projekt i cili ka filluar në vitin 2017 janë vendosur 2000 drita në gjatësi prej mbi 55 kilometra në disa nga lagjet e Prishtinës.

“Mbi 2000 drita në gjatësi prej mbi 55 kilometra janë vendosur në  lagjet ‘Kodra e Trimave’, ‘Kalabria’, ‘Mati’, ‘Dardania’, ‘Bregu i Diellit’, ‘Vneshta’, ‘Tophane’, ‘Veternik’ dhe ‘Velani’” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.