Aksident për shkak të akullit në rrugën drejt Aeroportit - Foto: KALLXO.com

Për Shkak të Akullit, Veturat Përfundojnë në Ara

Rruga ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe magjistrales Prishtinë-Pejë që nga mëngjesi e deri më tani është shumë e rrezikshme për shkak të akullit.

Një qytetar ka treguar për KALLXO.com se për shkak të akullit rruga është bllokuar në disa momente nga veturat që shkonin në drejtim të Aeroportit ose që vinin nga atje dhe janë krijuar kolona.

Po ashtu, ky qytetar ka dërguar pamje ku shihen vetura që pasi kanë rrëshqitur prej akullit kanë përfunduar jashtë rrugës, e madje edhe në arat rreth saj.

Pamjet janë bërë rreth orës 10:00.

Kosova dhe rajoni janë përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me borë.

Aksident per shkak te akullit foto KALLXO

Mbrëmë KALLXO.com raportoi për një aksident zinxhiror në Sllatinë.

http://kallxo.com/aksident-zinxhiror-trafiku-ne-sllatine/