Arikiv - FOTO KALLXO

Pendimi i Kosovares për rrugëtimin për në Siri

E kthyera nga Siria Merita Aliu e cila sot në Gjykatë është përballur me akuzat për qëndrimin e saj në Siri gjatë kohës së luftimeve, e ka pranuar fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë.

Menjëherë pas njoftimit me akuzën që i vihet në barrë, gruaja e kthyer nga Siria e pranoi fajësinë duke shtuar se ndjehet e penduar.

“E pranoj fajësinë dhe jam penduar shumë. Prej fillimit kur jam ardh kam thënë që jam penduar, nëse e kisha kthy kohën nuk do ta bëja kurrë këtë gabim”, është shprehur ajo.

Gjatë muajit prill 32 gra janë kthyer nga Siria pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.

Gratë e kthyera nga Siria pretendohet se kanë qenë duke qëndruar në Siri në kohën e luftimeve, bashkë me burrat përkatësisht baballarët e tyre.

Nga Siria bashkë me rreth 110 persona të tjerë, kryesisht gra e fëmijë të kosovarëve që kanë luftuar përkrah grupeve të ndryshme në Siri e Irak, janë kthyer edhe katër të dyshuar për pjesëmarrje si luftëtarë në këto luftëra.

Nga 110 të kthyerit , 32 prej tyre janë gra, 74 fëmijë dhe 4 burra.

Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.

Sipas të dhënave në Siri vazhdojnë të jenë rreth 30 luftëtarë, 49 fëmijë dhe tetë gra.KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë rast, raportimet mund t’i gjeni në këtë link.

https://kallxo.com/uncategorized/24-grave-te-kthyera-nga-siria-u-vazhdohet-masa-e-arrestit-shtepiak-kater-te-tjera-lirohen/