Ilustrim

Pejë, sulm nën kërcënimin e armëve

Dy persona të nacionalitetit egjiptianë, janë sulmuar në Pejë nga dy persona të maskuar të cilët mbanin armë.

Gjatë sulmit njëri nga viktimat kishte arritur t’ia merrte armën (pistoletë me gaz) njërit prej të dyshuarve. Arma është konfiskuar nga policia, kurse të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktimat si pasojë e sulmit fizik kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Agim Binak Qelaj” rreth orës 1:16.