Ilustrim
Pejë, i grabitet çanta e krahut
17.1.2019 - 13:40
Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga një i dyshuar, i panjohur, i cili ia ka grabitur çantën e krahut në të cilën kishte pasur para dhe dy kartela bankare.
Rasti sipas PK-së, ka ndodhur në rrugën “Negjip Basha” në Pejë, pasditen e djeshme.
Viktima ka raportuar se I dyshuari ka ikur këmbë në drejtim të panjohur.
Qytetarja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.