Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

PDK: Po Ushtrohet Presion mbi Votuesit në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se sipas të dhënave të marra nga degët e saja anekënd vendit, ka një trend të mirë të daljes së votuesve në zgjedhje dhe procesi po vijon normalisht.

“Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përpos disa përpjekjeve dëshpëruese të disa subjekteve politike, që të bëjnë fushatë elektorale edhe sot para qendrave të votimit. Një rast të tillë e kishim edhe në Prishtinë, ku partia Vetëvendosje kishte shpërndarë në kryeqytet fletushka propaganduese, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore”, ka thënë Blerta Deliu-Kodra.

Këto komente Deliu-Kodra i bëri në konferencën për media të kësaj partie.