Blerta Deliu

Deliu: PDK synon që të miratohet projektligji që rregullon çmimin e barnave

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka thënë se në seancën e ardhshme PDK synon që të miratohet projektligji që rregullon çmimin e barnave në vend.

Sipas Deliu- Kodra, kjo iniciativë ka qenë e hershme dhe se ka për qëllim që të mos rëndohet xhepi i qytetarëve.

“Si PDK kemi synuar që përmes projektligjit të rregullojmë çmimin e barnave në Kosovë, iniciativa ka qenë e hershme. Synojmë që në seancën e radhës Kuvendi ta miratojë një ligj qe mundëson të mos rendohet xhepi i qytetarëve”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Tutje ajo ka shtuar se vet ka qenë pjesë e grupit punues në rregulloren e re të Kuvendit, e që sipas saj deputetët kanë pas diskutimeve të gjata, por që për vite të tera Kosova nuk ka pasur mundësi për një rregullore të re.

Madje Deliu- Kodra ka thënë se beson që në seancë do të marrë mbështetjen e deputeteve.

“Besoj shumë që në seancë do të marrë mbështetjen e deputeteve. PDK do ta mbështesë rregulloren e re të Kuvendit gjithmonë duke ruajtur kushtetutshmërinë”, ka thënë Deliu duke shtuar se drafti i rregullores do të jetë një draft që nuk do të cenojë Kushtetutën.