Foto: Dogana e Kosovës

Pas raportimit të KALLXO.com, ndëshkohet biznesi për hurmet me afat të skaduar

Pas raportimit të KALLXO.com është dënuar biznesi Sh.P.K “Fienti” për shkak se në raftet e shitjes ka pasur hurma me afat të skaduar që nga muaji shkurt i këtij viti.

Inspektorati sanitar në Agjencionin Ushqimor dhe Veterinës (AUV) ka konfirmuar se ka dënuar operatorin ekonomik pas ankesës që ka marrë nga redaksia e KALLXO.com.

Merita Krasniqi, Inspektore Sanitare ka thënë se në këtë biznes janë konfiskuar pesë pako nga 400 gram.

“Me datë 17.05.02019 është bërë shqyrtimi i ankesës së Konsumatorit, ku Inspektorati Sanitar i AUV duke u bazuar në ankesën që ka pranuar me datë 16.05.2019 në Operatorin Ushqimor ka hasur në shitje Hurma me afat të skaduar, gjatë inspektimit që kemi bërë në SH.P.K “Fienti” në rafte të shitjes kemi hasur Hurma Oskar me afat të skaduar muajin 02.2019, gjithsej 5x400gr, këta artikuj ushqimor e kemi asgjësuar në prani të menagjmenti të subjektit dhe Inspektoratit Sanitar të AUV, për këtë kemi bërë edhe fotografi. Për këto të gjetura do të merren masa ligjore”, ka deklaruar Krasniqi.