Lumbardhi i Pejës

Pas protestave kryeministri ndërpret projektin e hidrocentralit në Lumbardh

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar ndërprerjen e procedurave të ndërtimit të projektit të Hidrocentralit të Lumbardh.

Sipas kryeministrit, kjo ndërprerje do të mbetet deri në krijimin e një pasqyre të qartë për shkallen e impaktit të këtij projekti në mjedis.

Kryeministri ka deklaruar se kjo ka ardhur si pasojë e protestave dhe shqetësimeve të ngritura nga komuniteti rugovas gjatë takimit të sotëm.

“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis. Projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zones së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot, qytetarët e Pejës kanë protestuar kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali në lumin Lumbardh.

 

https://kallxo.com/pejanet-i-thone-jo-hidrocentralit-ne-lumbardh-foto/

 

Gjithashtu sot gjatë ditës, Kryeministri ka pritur në takim disa banorë Rugovas të cilët janë ankuar në lidhje me këtë hidrocentral.

 

https://kallxo.com/hidrocentralet-e-rishikimi-i-kufit-me-malin-e-zi-rugovasit-i-shkojne-ne-zyre-kryeministrit/

.