Memli Krasniqi, PDK

Pas 10 Ditëve Bëhet Vonë për Ratifikimin e Demarkacionit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nëse sot nuk ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit, atëherë pas 10 dite do të bëhet vonë. Ai ka thënë se marrëveshja e demarkacionit duhet të votohet sot.

Krasniqi ka thënë se për PDK-ja ka qenë konsistente në mbështetje të demarkacionit, sidomos pas marrëveshjes në mes të dy presidentëve.

“Ne si PDK jemi të interesuar për një epilog të suksesshëm. Kanë kaluar më shumë se dy vite kur kemi kërkuar me pas këtë marrëveshje në seancë. Tash kur jemi kaq pranë, vërtet nuk mund të them se nuk është për keqardhje që kemi dallime në finesa për një tekst të përbashkët”, ka thënë Krasniqi.