
Marshi i studentëve të UP-së kundër Asociacionit. Foto: KALLXO.com
Fillon marshi i studentëve të UP-së kundër themelimit të Asociacionit
Dhjetëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në hapësirat e jashtme të Bibliotekës Kombëtare prej ku kanë marshuar drejt ndërtesës së qeversë, për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kjo protestë është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës.
Të rinjve u janë bashkuar edhe qytetarë tjerë për të marshuar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në pankartat e marshit ata kanë shkruar “Zajednica nuk kalon”, “Ku është njohja e diplomave?”etj.
Ndërsa, “Bashkë kundër Asociacionit” është thirrja kryesore e këtij marshi, do të përcjellë të njëjtit nga Biblioteka Kombëtare e përgjatë sheshit kryesor të kryeqytetit deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Me këtë marsh, studentët Parlamenti Studentor kanë shënuar edhe 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.


