Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për të Dyshuarin për Vrasjen Afër Lipjanit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e prokurorit që ndaj të dyshuarit Y.Z. të caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Imer Beka.

“Po, të premten i është caktuar paraburgimi nga gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për krime të rënda”, tha Beka.

Y.Z. sipas informacioneve të KALLXO.com është dorëzuar të premten në Polici.

Ai dyshohej lidhur me vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit të këtij viti.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-dorasi-ne-arrati/

KALLXO.com raportoi se për vrasjen e 36-vjeçarit M.O. po kërkoheshin dy të dyshuar, njëri nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë dhe tjetri nga Prishtina.

http://kallxo.com/per-vrasjen-e-sotme-kerkohen-dy-te-dyshuar/