Zenun Pajaziti

Pajaziti: Po Rrezikohet Lëvizja e Lirë

Zenun Pajaziti në emër të grupit parlamentar të PDK-së tha se pas arrestimit të Nehat Thaçit secili nga kosovarët është i rrezikuar të lëvizë lirshëm.

“Për një kohë ka pasë informacione qe kanë pushu këto fletarreste dhe me gjasë është bërë për shkak të presionit ndërkombëtar, por prapë janë rikthyer këto fletarreste. Sot pothuajse secili qytetar është i rrezikuar të lëviz lirshëm,” tha Pajaziti.

Ai kërkoi më shumë punë nga qeveria për lirimin e Thaçit.

“Duhet një aktivitet më i shtuar i ekzekutivit tonë. A duhet të shtohet kjo çështje në Bruksel? Mendoj që duhet të lirohet qe të mos ketë nevojë. Ne si PDK kërkojmë nga ekzekutivi që të kërkojnë sa më shpejt lirimin e Nehat Thaçit. E edhe anëtarësimin e policisë në institucione ndërkombëtare. Si PDK do të kujdesemi që kjo rezolutë e harmonizuar të dalë nga ky debat,” tha Pajaziti.

Ai kërkoi që arrestimi i Thaçit të mos shfrytëzohet politikisht.

“Është mirë qe sot ne këtë debat ta shndërrojmë në një përpjekje shtesë në lirimin sa më të shpejtë të Nehat Thaçit. E mos të shndërrohet do të debat për agjenda më të ngushta politike,” tha Pajaziti.

Nehat Thaçi, drejtori i Policisë rajonale të Mitrovicës u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi më 29 shtator. Ai po akuzohet për terrorizëm, ndërsa i është caktuar paraburgimi prej një muaji.

http://kallxo.com/gjykata-e-nishit-cakton-paraburgim-per-nehat-thacin/