Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Padit Vëllanë për Uzurpim të Lokalit

Milaim Zeqiri ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë vëllanë e tij Skender Zeqiri dhe djalin e vëllait Edmond Zeqiri, pasi këta të dy nuk po ia lirojnë lokalin që e ka në pronësi.

Paditësi pretendon se pa kurrfarë baze ligjore dhe marrëveshje paraprake të paditurit Skender e Edmond Zeqiri po e shfrytëzojnë për përfitim për vete lokalin, duke vepruar në të me biznesin tregtar “Dafina Impex”.

Milaim Zeqiri tregoi në gjykatë se në vitin 1993 kur ishte larguar nga Kosova ua kishte lënë vëllait dhe nipit të tij tashmë të paditur çelësat e lokalit dhe dokumentacionin, pasi sipas paditësit në atë kohë ata nuk e kishin të kirë gjeendjen financiare,

Milaim Zeqiri më tutje tha se që nga viti 2006 është duke e kërkuar lirimin e lokalit dhe pasi kjo gjë nuk po ndodhte kishte bërë padi në gjykatë.

Më pas në gjykatë foli edhe i padituri Edmond Zeqiri, shitës në Dyqanin “Dafina Impex”.

“Sa kam njohuri në posedim të lokalit jemi mbi bazën e kontratës mbi qiranëtëe arritur ne mes të ‘Dafina Impeks’, nënshkruese e se cilës është nëna ime dhe industrisë së mishit ‘Qoka’. Nuk kam njohuri që axha im ka punuar pranë kësaj firme ( Industria e Mishit ‘Qoka’ ). Sa i përket kontratës për shitblerje në mes të kësaj kompania dhe axhës tim kam kuptuar vetëm pas zhvillimit të kësaj procedure gjyqësore . Nuk kam njohuri për faktin se tani paditësi kërkon lirimin e lokalit  “, tha Edmond Zeqiri.

Padia e Milaim Zeqirit ndaj vëllait të tij dhe nipit ka shkuar deri në Gjykatën Supreme e cila ka prishur vendimet e gjykatës themelore dhe asaj të Apelit për këtë rast, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Milaim Zeqiri në seancën e zhvilluar dje nëpërmjet të autorizuarit të tij Besnik Jakupi, tha se i qëndron besnik kërkesë-padisë së ti dhe  pranon gjetjet e aktvendimit të Gjykatës Supreme.

Zeqiri gjithashtu deklaroi se e kishte pranuar ekspertizën e ekspertit të gjeodezisë dhe nuk kishte vërejtje ndaj saj.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 6 korrik, ndërsa në të është paraparë të dëshmojë Meliha Zeqiri, tash proonare e dyqanit “Dafina Impeks”.