Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli Komenton Dënimin e Mlladiqit

Dënimin e Ratko Mlladiqit për krime lufte me burgim të përjetshëm e komentoi sot në Twitter ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

“Askush më mirë se ne në Kosovë nuk e kupton rëndësinë e këtij verdikti”, shkroi Pacolli, duke shtuar se “mendimet tona janë me familjet e viktimave të gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë”.

Mlladiq sot u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

http://kallxo.com/gjykata-denon-mlladiqin/