Ruairi O'Connell, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

O’Connell Uron Nëntë Vjetët e Pavarësisë

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell uroi sot popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë.

“Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim uroj Kosovën e cila feston nëntëvjetorin e Ditës së Pavarësisë,” thuhet në urimin e O’Connell-it.

Në urim O’Connell thotë se Britania do të vazhdojë t’i qëndrojë afër Kosovës.

“Ne qëndrojmë pranë jush si miq dhe partnerë teksa ju punoni drejt ndërtimit të një Kosove prosperuese, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse,” vijon urimi.

Kosovën për përvjetorin e nëntë të pavarësisë e ka uruar edhe administrata e Presidentit amerikan Donal Trump.

http://kallxo.com/vjen-urimi-nga-administrata-trump-per-diten-e-pavaresise/

Nëntëvjetori i pavarësisë do të festohet në Kosovë me aktivitete të ndryshme festive.

http://kallxo.com/tre-dite-aktivitete-festive-per-17-shkurtin/