Numërim i Gabuar i Votave për President

Në raundin e parë të votimit për President të Republikës së Kosovës, votuan 81 deputetë.

Derisa bëhej numërimi i votave në raundin e parë kamera e KALLXO.com ndoqi drejtpërdrejt këtë votim, ku nga komisioni për numërimin e votave, u numëruan 49 vota për kandidatin për president Hashim Thaçin, 27 vota dolën të pavlefshme dhe 5 vota për kandidatin Rafet Rama.

Mirëpo, edhepse numërimi i votave ishte publik dhe i drejtpërdrejtë, ku u thirr emri i Rafet Ramës 5 herë, komisioni që shpalli rezultatet doli me përfundimin që kandidati Rama kishte marrë 4 vota, ndërsa rriti numrin e votave për Hashim Thaçin nga 49 në 50 vota.