Një i prangosur - Foto: REL/IPN

Novobërdë - Arrestohet për sulm ndaj gruas

Policia e Kosovës njofton se në Novobërdë ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Tutje policia sqaron se viktima e si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë të dyshuarit prokurori ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, por i njëjti për shkaqe shëndetësore psiqike është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e psikiatrisë dhe është në mbikëqyrje të Policisë.