Qendra e votimit në shkollën "Shaban Spahija" në Pejë. Foto: Kallxo.com

Një Shembull i Mirë i Menaxhimit të Votimit

Në qendrën e votimit në shkollën e lartë teknike “Shaban Spahija” në Pejë, është duke u vërejtur një organizim i mirë i procesit të votimit që nga hapja e kutive të votimit.

Drejtori i shkollës, Arben Gjikolli, i cili kryen funksionin e menaxherit të qendrës së votimit, ka folur për KALLXO.com për mënyrën e menaxhimit të këtij procesi.

Shkolla është e vëzhguar nga kamerat në çdo kënd dhe ai e ka të lehtë ta vërejë çdo detaj nga dhoma e kontrollit në rast të ndonjë parregullsie.

Kjo qendër e votimit është më e madhja në komunën e Pejës me 13 qendra të votimit dhe mbi 11 mijë votues me të drejtë vote.