Fund i Votimit-Fillim i Numërimit

Përqindja e votimit në qendrat e monitoruara nga KALLXO.com është rreth 25 për qind.

Monitoruesit e KALLXO.com të shpërndarë nëpër fakultete të ndryshme raportojnë për numrin e studentëve që votuan.

Në dy vendvotime të Fakultetit të Mjekësisë votuan 1 mijë e 215 studentë. në Fakultetin Juridik deri në mbyllje të vendvotimeve votuan 1 mijë e 339 studentë, në Fakultetin e Edukimit 1 mijë e 414, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore 940.

641 studentë votuan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, 608 në ndërtimtari, 303 në arkitekturë. 944 vota u dhanë në Fakultetin e Filozofisë dhe 449 në atë të filologjisë, ndërsa 362 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Kutitë e votimeve të Fakultetit Ekonomik dhe atij juridik u dorëzuan në KQZ në rektorat për t’u numëruar votat, ngase pati ankesa për parregullsi.

Në Fakultetin e Mjekësisë në listë ishin edhe studentët që kanë diplomuar.

Aktualisht po numërohen votat.

numerimi

17:19

Nerimane Kamberi, profesoreshë në Fakultetin Filologjik dhe anëtare e Komisionit të Zgjedhjeve në UP tha se zgjedhjet studentore po shkojnë si duhet, ndërsa mangësi të vetme të tyre e cilësoi mungesën e gjetjes së emrave të disa studentëve në listë.

Këtë mungesë ajo e lidhi me kushtëzimin e pagesës së semestrit për të votuar.

Edhe komisionarët tjerë nuk folën për probleme të theksuara, ndërsa studentët e intervistuar thanë se presin ditë më të mira për ta pas këtyre zgjedhjeve.

15:07

Shtohet numri i votuesve në zgjedhjet studentore teksa ato po i afrohen fundit.

Deri në orën 15:00 në Fakultetin Juridik kanë votuar 1087 studentë, ndërsa 473 studentë votimin e kanë kryer në Inxhinierinë Mekanike.

Aktualisht një fluks më i madh i votuesve ndodhet në Fakultetin e Mjekësisë, ku studentët po presin në rend për të votuar. Në dy sallat e votimit të këtij fakulteti, numri i votuesve është mbi 500.

fakulteti i mjekesise

Interesim më të shtuar për të votuar kanë edhe studentët e Fakultetit Filozofik, ndërsa në Fakultetin Teknik asnjëherë nuk janë krijuar radhë votuesish. Në ndërtimtari deri tash kanë votuar 531 studentë.

votimi

Monitoruesit e KALLXO.com kanë intervistuar komisionarë dhe studentë, të cilët procesin deri tash e kanë vlerësuar kryesisht pa probleme.

Megjithatë, ata kanë përmendur faktin se disa studentë nuk kanë mundur ta gjejnë emrin në lista.

12540001_1174551379239680_871866223_n

Kush për ta pasur emrin në lista ka qenë edh pagesa e semestrit.

13:18

Që nga ora 8 e mëngjesit studentët e Universitetit të Prishtinës janë duke votuar për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Parlamentin Studentor.

Për katër orë, është vërejtur pjesëmarrje e ulët e studentëve në këtë proces.

Monitoruesit e KALLXO.com nga njësitë akademike kanë raportuar për numrin e votuesve nga qendrat ku po monitorojnë.

Në Fakultetin e Arkitekturës, deri në orën 12 kanë votuar 167 studentë.

Në Fakultetin Ekonomik, deri në orën 12 kanë votuar 650 studentë kanë votuar në tri qendra.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë kanë votuar 260 studentë ndërsa në atë të Inxhinierisë Mekanike 164.

Në Fakultetin Juridik deri në orën 12 kanë votuar 591 studentë.

Në Fakultetin e Filologjisë deri në orën 12 kanë votuar 216 studentë.

Në Fakultetin e Bujqësisë deri në orën 12 kanë votuar 400 studentë

Në dy qendrat e FSHMN-së 13.67% e studentëve e kanë shfrytëzuar të drejtën për votim

Në Fakultetin e Edukatës Fizike deri në orën 12 kanë votuar 242 studentë.

Në tërësi, 44,681 studentë janë të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje.

stud

12:25

Sipas raportimeve të KALLXO.com nga zgjedhjet studentore, studentëve të vitit të dytë të gazetarisë nuk po u lejohet votimi, pasi nuk janë në listë.

Diku studentët po lejohen të votojnë vetëm me letërnjoftim, e diku jo, pasi përveç letërnjoftimit për të votuar atyre u duhet edhe dokumenti që i identifikon se janë studentë të UP-së.

Ka kuti votimi të cilat nuk kanë numra, ndërsa në njërën nga sallat e votimeve mungojnë vëzhguesit e tyre nga organizatat studentore.

vezhgues

kutia

Në Fakultetin Filologjik deri tash kanë votuar 216 studentë, në Fakultetin e Arkitekturës 167, 260 kanë votuar në ndërtimtari e 164 në inxhinieri mekanike.

Më së shumti deri tash në zgjedhjet studentore është votuar në Fakultetin Ekonomik, ku votuan 652 studentë në 3 qendra.

Edhe në fakultetin Juridik ka më shumë votues. Aty kanë votuar 591 studentë, ndërsa shumë prej tyre janë duke pritur për ta kryer këtë veprim.

09:40

Zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës kanë nisur sot në mëngjes me disa telashe organizative.

Rreth 45 mijë studentë do të kenë të drejtën të dalin në këto zgjedhje në të cilat marrin pjesë nëntë organizata studentore.

KALLXO.com është duke e monitoruar procesin e votimit në shumë prej njësive akademike të UP-së.

Në shumicën prej qendrave të votimit, në mëngjes është parë se votimi ka filluar me 5-20 minuta vonesë si pasojë e mungesës së kartelave identifikuese për vëzhguesit e votimit.

KALLXO.com dje ka parë se ka pasur mungesë përgatitjesh edhe në vetë procesin zgjedhor pasi që listat e kandidatëve nuk kanë qenë të publikuara një ditë para votimeve.

votime3 votimet1