Foto-ilustrim nga një protestë e gazetarëve në Prishtinë.

Nesër protestojnë gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka rikujtuar gazetarët për mbajtjen e protestës nesër 3 maj 2018, në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej orës 11:00.

Protesta mbahet për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kjo ditë këtë vit shënohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) me temën: “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit”.

“Rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve”, thuhet në njoftimin për media të AGK-së.

AGK po ashtu ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje, tha se do të protestojë me moton: “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes ”.

Vetëm në vitin e kaluar janë shënuar diku 27 sulme ndaj gazetareve të Kosovës./21Media