Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh në Klinë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se bashkë me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha dhe kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.

“Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Kështu do të mundësojmë që ky fshat të ketë lidhje më të shpejtë me fshatrat përreth dhe qytetin e Klinës dhe do të jetë një mundësi për t’u zhvilluar ato pjesë shumë piktoreske të kësaj ane. Urime!”, ka shkruar ministri Lekaj në Facebook.