Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllime për vdekjen e Demaçit

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Adem Demaçit.

Hysi tha se në emër të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emër të kolegëve të saj shpreh ngushëllimet për humbjen e Demaçit.

“Sot në emër të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë zotit Gramioz Ruçi dhe në emër të të gjithë kolegëve të mi deputet sjell ngushëllimet për këtë humbje të rëndë, humbëm një njeri të madh dhe të jashtëzakonshëm. Nuk është më midis nesh luftëtari i lirisë dhe i paqes i njohur dhe respektuar jo vetëm në Kosovë por në gjitha trojet shqiptare dhe ku jetojnë shqiptarët”, tha Hysi.

“Të qoftë i lehtë dheu i mëmëdheut, i dashuri Adem Demaçi, miku ynë i shtrenjtë dhe i paharruar i gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë”, përfundoi Hysi.