Nenad Llaziq Zëvendëskryesues i KGJK-së

Këshilli Gjyqësor ka njoftuar përmes një komunikate se zgjodhi zëvendëskryesuesin e ri.

Në komunikatë thuhet se Këshillit Gjyqësor ka emëruar Nenad Llaziqin si  zëvendëskryesues të kësaj organizate.

Llaziq  është gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, ndërsa si anëtar i KGJK- së është nga korriku i vitit 2016 i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës, Këshillit Gjyqësor i Kosovës nën kryesinë e kryesuesit z.Nehat Idrizi, këtë emërim e ka bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Rregulloren mbi Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Llaziq është zgjedhur si numri 2 i KGJK-së pasi i ka përfunduar mandati Agim Maliqit që mbante këtë pozitë.

Kur në qershor në Komisionin për Legjislacion u intervistuan kandidatët për anëtarë të KGJK-së në mesin e të cilëve ishte edhe Nenad Llaziq, kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu i cilësoi Llaziqin dhe një kandidat tjetër persona pa njohuri për sistemin gjyqësor të Kosovës.

http://kallxo.com/haxhiu-kandidatet-per-kgjk-pa-njohuri-bazike/