Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim. FOTO: KALLXO.com

Në mungesë kuorumi, shtyhet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim

Mbledhja e paraparë të mbahet sot në Komisionit Parlamentar për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi u shtye për një ditë tjetër.

Kryesuesi i këtij komisoni, Ismajl Kurteshi konstatoi se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për këtë mbledhje.

”Në sallë janë vetëm 5 deputetë ndërsa kuorumin e bëjnë 6 deputetë. Nuk kemi kuorum mbledhjen do ta caktojmë brenda kësaj jave. Kanë kalu 20 minuta dhe mbledhjen po e mbyllim.”, tha Kurteshi.

Në rend dite sot ishin dy pika:  Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-102 pёr Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.