Në Mesin e të Lënduarve edhe Ziadin Sela

Ish-kryetari i Strugës, Ziadin Sela, tani deputet i Kuvendit të Maqedonisë, është në mesin e të lënduarve pasi në Kuvend hynë protestues të dhunshëm, përkrahës të partisë VMRO DPMNE, të cilët sulmuan fizikisht deputetët e LSDM-së dhe ata të partive shqiptare.

Televizioni “Alsat M” ka kontaktuar deputetin Sela, i cili e ka pranuar se është lënduar, por se gjendja e tij është shtabile.

Ziadin Sela ka theksuar se vazhdon të jetë brenda ndërtesës së Kuvendit.

Në këtë mësymje të protestuesve janë lënduar edhe 10-15 deputetë të LSDM-së. Në mesin e tyre është edhe kreu i kësaj partie Zoran Zaev.

Në mesin e të lënduarve ka edhe gazetarë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Sipas informacioneve të fundit, protestuesit vazhdojnë të jenë në ambientet e Kuvendit.

http://kallxo.com/zoran-zaev-pergjaket-nga-protestuesit/