Ndalohen në pikë kufitare dy të dyshuar, u kapën me drogë

Njësitet patrulluese në Han të Elezit kanë ndaluar dje dy persona të dyshuar për posedim ilegal të narkotikëve.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë ndaluar duke tentuar të kalojnë kufirin Kosovë- Maqedoni e Veriut, ku gjatë kontrolli tek njëri i dyshuar është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit dhe për njërin nga të dyshuarit ka urdhërarrest të cilin do ta ekzekutojë DRP në Prishtinë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.