Nacionalistët Serbë Protestojnë në Vjenë në 19 Vjetorin e Bombardimeve

Në 19 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë disa protestues nacionalistë serbë janë mbledhur në kryeqytetin e Austrisë në Vienë ku kanë shfaqur disa pankarta nacionaliste kundër Kosovës dhe NATO-s.

Një qytetar nga Kosova që jeton në këtë qytet i ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com.

Në fotografi mund të shihen sllogane si “Kosova është Zemra e Serbisë”, ndërsa NATO-s i është vënë shenja e ndalimit.

Të mbledhurit kanë thënë se NATO-ja e ka shkatërruar ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.