Bombardimet e NATO-s në Beograd. Foto: Wikipedia.

Thaçi përkujton 21 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar 21 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, që rezultuan me çlirimin e Kosovës nga okupimi serb.

Presidenti ka deklaruar se më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe.

“Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që për dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe….

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 24 mars 2020

Kreu i shtetit ka shkruar se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.

Megjithatë, ky përvjetor e gjen Kosovën të përçarë politikisht, në kohën kur vendi ashtu si edhe tërë bota po përballet me pandeminë vdekjeprurëse, Covid – 19.