Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Mustafa: Nuk jam në listën e veteranëve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas një shkrimi, për të cilin ai thotë se e ka lexuar në media për listën e veteranëve.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’,  ka thënë se nuk është në listën e veteranëve.

“Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së”, shkroi ai.

Sipas Mustafës, ligji duhet të veproj në lidhje me listat e veteranëve.

“Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për clirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji”, ka shkruar në fund Mustafa.