Muja Ferati dhe Anita Muriqi zgjedhen anëtarë të Komisionit të Pavarur i Mediave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dy anëtarë të Komisionit të Pavarur i Mediave.

Kandidati Muja Ferati mori 46 vota në raundin e parë të votimit.

Ndërsa kandidatja Anita Muriqi u zgjodh anëtare e KPM-së në raundin e dy ku mori 51 vota.

“ Sipas rezultateve Muja Ferati është zgjedhur anëtarë i Komisionit të Pavarur për Media nga radhët e komunitetit shqiptar. Po ashtu edhe zonja Antia Muriqi zgjedhjet në Komision të Pavarur nga radhët e komunitetit shqiptar”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Në garë për anëtarë të KPM-së kanë qenë edhe kandidatët, Jeton Mehmeti dhe Adem Lushaj, të cilët nuk morën votat e mjaftueshme në këtë proces.