Motoçiklisti godet policin në Viti

Një burrë është arrestuar dje pasi  goditi me motoçikletë zyrtarin policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti rreth orës 18.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.