Motoçikleta Goditet nga Vetura

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” afër Mensës së Studentëve.

Në fotografitë që i posedon KALLXO.com menjëherë pas këtij aksidenti, shihet motoçikleta e rrëzuar në rrugë.

Policia tha se ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 11:30 në rrugën “Eqrem Qabej” ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident është lënduar një person. Vozitësi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta trupore” Florie Ahmeti- Haziraj.