Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Moti, pasdite me riga lokale e shkarkime rrufesh

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por pasdite me vranësira të cilat në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim do të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.