Moti nesër, në mëngjes mjegull e ngrica, pasdite intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot me mjegull dhe me ngrica, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

“Në disa vende kryesisht rreth lumenjve mjegulla do të jetë e qëndrueshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales dhe kjo situatë barike do të ndikojë që në troposferë mos të ketë qarkullim të vazhdueshëm të masave ajrit dhe kështu vlerat e ndotjes së ajrit do të mbeten të larta.

Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja./21Media