Moti me vranësira e reshje të shiut

Gjatë ditës së mërkurë mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat nuk do të jenë stabile dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.