Ilustrim

Mitrovicë, tre persona therren me thikë

Mbrëmjen e kaluar dy persona janë arrestuar nga ana e policisë në Mitrovicë nën dyshimin se të njëjtit kanë therrur me thikë tre persona të tjerë.

Policia ka njoftuar se të tre të therurit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas në QKUK.

Pas marrjes së informatës për therrjen policia kishte dalë në vendin e ngjarjes ku kishte gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohej se është përdorur në rastin.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuanë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.