Alojz Peterle, shef i misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. Foto: Peterle.eu

Misioni i BE-së Sot Jep Vlerësimet e Para për Balotazhin

Balotazhi i së dielës do të vlerësohet sot nga shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE-së në Kosovë.

Alojz Peterle do të dalë sot në një konferencë për gazetarë për të publikuar të gjeturat e misionit që drejton nga zgjedhjet e raundit të dytë që u zhvilluan në 19 komuna.

Peterle kishte vlerësuar edhe raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Atëherë kishte thënë se zgjedhjet që u zhvilluan para 1 muaji ishin më të mira se ato të 2013-ës.

http://kallxo.com/peterle-zgjedhjet-e-22-tetorit-te-mira-se-ato-te-2013-tes/

KALLXO.com ndoqi tërë kohën balotazhin e së dielës.