VIDEO - Deputeti luan himnin e BE-së me harmonikë në Parlamentin Europian

Eurodeputeti nga Sllovenia, Alojz Peterle, e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta përmbyllur mandatin e tij në Parlamentin Europian.

Ai me harmonikë e ka luajtur një pjesë të himnit të Bashkimit Europian.

Paraprakisht, Peterle u deklarua para kolegëve të tij, se është përgjegjësia e tyre për ta mbajtur Europën së bashku.

“Të nderuar kolegë, këto janë vendimet e fundit në këtë mandat dhe dëshiroj t’ju falënderoj për pesë vjet unitet në diversitet. Është përgjegjësia jonë për ta mbajtur Europën së bashku. Le të rindërtojmë dhe jo të shkatërrojmë. Gëzuar Pashkët”, është shprehu deputeti europian.

Pas interpretimit me harmonikë, ai është përshëndetur me duartrokitje nga ana e deputetëve të PE-së.

Alojz Peterle ka qenë kryesues i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.