Foto: MIT

Ministria e Infrastrukturës filloi punimet e rrugës që lidh fshatrat e Gjilanit dhe Lipjanit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, dhe kryeyari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot kanë përuruar fillimin e punimeve në rrugën e Verbicës së Zhegocit që lidhet me Sllovinë e Lipjanit, gjegjësisht rrugën Gjilan – Lipjan.

Lekaj ka deklaruar se do të vazhdojë t’u dalë në ndihmë komunave, që të realizojnë projektet e rëndësishme për banorë.

Ai ka treguar se rruga Zhegoc – Slivovë, ka filluar të rregullohet tri herë, që nga koha e ish-Jugosllavisë.

“Rruga Verbicë e Zhegocit, Gjilan që e lidhë me Sllovinë e Lipjanit me vlerë prej 1 milion e 380 mijë euro, është e gjatë 7.8 kilometra dhe do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të MIT-së. Ky projekt do të përfundojë brenda një viti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministri Lekaj tutje ka theksuar se mbështetja financiare për komunat është e rëndësishme, duke shtuar se ato janë baza e zhvillimit ekonomik.